BallinaSportNuk ndalet Ferronikeli, mposht edhe KEK-un

Nuk ndalet Ferronikeli, mposht edhe KEK-un

Të ngjajshme

Premier League kufizon sponsorizimet nga bastet, klubet përballen me humbje milionëshe

Premier League ka vendosur të kufizojë ndjeshëm praninë e...

Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se avionët...

Feronikeli e ka vazhduar ecurinë e fitoreve duke mbetur njëkohësisht edhe skuadra e vetme e pamposhtur në Ipko Superligën e Kosovës, pasi të shtunën e mundi KEK-un 4-0 në Drenas.

Ndërkohë, kampionia aktuale Drita ka arritur ta mundë Drenicën 2-1 në Skenderaj, raporton Gazeta Express.

Feronikelit i mjaftoi pjesa e parë e takimit për ta siguruar fitoren e radhës në javën e nëntë të Superligës ndaj KEK-ut, me Da Silvan dhe Astrit Fazliun në listën e golashënuesve në minutat 12 dhe 20

Në fillim të pjesës së dytë, Artur Magani që realizoi për 3-0.

Në anën tjetër, Bujar Shabani në minutën e 65 dhe Xhevdet Shabani në të 89 i ndihmuan Dritës tri marrë tri pikët e plota në Skenderaj. Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Taulant Dajaku në minutën e 85 nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë kohë, Ferizaj fitoi në udhëtim ndaj Ballkanit 1-0.

Feronikeli vazhdon të jetë lider dhe tani ka 23 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Llapi në vendin e dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz