BallinaLajmeThaçi: Transformimi i FSK-së, proces gradual dhe i koordinuar

Thaçi: Transformimi i FSK-së, proces gradual dhe i koordinuar

Të ngjajshme

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur mareshalin Stuart Peach, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e Kosovës dhe NATO-s dhe për zhvillimet e fundit që prekin sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për punën e NATO-s në përgjithësi dhe të KFOR-it në veçanti, që kanë bërë gjatë këtyre dy dekadave në Kosovë.

“NATO, KFOR-i, janë emrat që gëzojnë besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është meritë e punës suaj për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se janë pjekur të gjitha kushtet që FSK-ja të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

“FSK-ja është e gatshme të bëhet ushtri e Kosovës. Transformimi është proces gradual, i koordinuar me NATO-n dhe aleatët tanë”, ka shtuar ai.

Mareshali Peach ka pohuar se NATO-ja, nëpërmjet KFOR-it, do të vazhdojë të kryejë misionin e vet, në interes të Kosovës dhe rajonit.

“NATO do të vazhdojë të ofrojë ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, u shpreh mareshali Peach.

Presidenti Thaçi ka theksuar se me transformimin e FSK-së, NATO-ja do ta fitojë një partner të besueshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz