BallinaLajmeA do të ndryshohet Biblioteka Kombëtare e Kosovës?

A do të ndryshohet Biblioteka Kombëtare e Kosovës?

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një fotografi e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, ku tregon se do të ndërhyet në të.

Është edhe vet drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova që ka shpërndarë një imazh të tillë, ku thotë se objekti i bibliotekës në fjalë do të izolohet me fasadë. Mirëpo Rugova më tej ka sqaruar se çdo gjë ka qenë një shaka me idenë që të nxitet diskutimi dhe vetëdija me ndërtesat e trashëgimisë kulturore, shkruan Indeksonline.

Ky është sqarimi i Rugovës në lidhje me shakanë që ka bërë:

“Postimi i mëposhtëm është një shaka, e bërë me idenë që të nxitet edhe më tutje diskutimi dhe vetëdija në lidhje me ndërtesat e trashëgimisë kulturore. Ne aspirojmë të jemi pjesë e UNESCO-s dhe si të tillë na duhet të mbrojmë vlerat e trashëgimisë, qofshin ato nga me arkitekturë otomane, vernakulare, moderniste apo çfaredo tjetër. Trashëgiminë e prekshme dhe të paprekshme.

Qyteti ndërtohet duke u zgjeruar edhe në aspektin historik, dhe jo vetëm në atë gjeografik.

Diskutimet gjithnjë e më të shpeshta që po bëhen për arkitekturën dhe trashëgiminë janë shenjë e një shoqërie të shëndoshë dhe për mendimin tim nëse trajtohen si duhet, do të kemi rezultate pozitive për të ardhmen e qyteteve dhe zhvillimit tonë urbanistik”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz