Një bllok të madhe e kanë vendosur qytetarët e Ferizajt mbi një pusetë. Dikush e ka vjedhur kapakun e pusetës, ndërsa qytetarët duke parë rrezikun e gropës së madhe në mes të asfaltit, e kanë mbyllur atë me një metodë primitive, shkruan FaktePlus.
Gropa pa kapak ndodhet në njërën prej rrugëve të qytetit, ndërsa ankesa është adresuare edhe tek organet komunale nëpërmjet platformës ndreqe.com.
“Është vjedhur kapak të pusetës së kanalizimit, në ketë rrugë ka qarkullim të nxënësve të shkollës shumë, si dhe vetura të shumta, ju lutëm paraqiteni këtë rast”, thuhet në ankesën e një qytetari të cilën e ka adresuar tek organet komunale./FaktePlus/




