back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeMinistri Shala: Do t’i mbrojë prodhuesit nga importi i pabarabartë

Ministri Shala: Do t’i mbrojë prodhuesit nga importi i pabarabartë

Të ngjajshme

Nesër mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e Krimeve...

Raportohet se një veturë ka rënë në lumin Llap, publikohen pamjet

Është raportuar për një aksident të dielën, ku sipas...

Kadrijaj analizon arsyet e ngërçit politik: Besimi ndaj Kurtit është në rënie

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj,...

Izraeli pranon se 60 për qind e tuneleve të Hamasit në Gaza janë ende të paprekura

Qëllimi më i rëndësishëm strategjik në Gaza është tani demilitarizimi i...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se do ta përdorë të gjithë peshën e tij politike që t’i shtyjë përpara proceset që janë në të mirë të bizneseve vendore.
Shala ka thënë se ka kërkuar informacione të detajuara nga të gjitha departamentet për ta parë se ku jemi me prodhimin vendor dhe ku mundet MTI-ja t’i ndihmojë.

“Kam kërkuar nga drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e Agjencive të kem njohurin se si jemi në raport me prodhimin vendor dhe ku ne si MTI mundemi t’i ndihmojmë dhe përkrahim prodhuesit vendor, me masa mbrojtëse në raport me importin e pabarabartë që po iu bëhet prodhuesve tonë”.
Ministri Shala ka thënë se do ta rris dinamiken e punës dhe do të ketë prioritet ndihmën ndaj prodhuesve vendor, sepse sipas tij, janë promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Do të jem në dispozicion të bizneseve vendore, dhe do të merrem me hallet e tyre, sepse konsideroj se janë promotor i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Me një fjalë e mbajnë gjallë ekonomin e vendit tonë”, ka thënë Shala.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz