BallinaLajmePËRGJIMI TELEFONIK: LIDHJET E ABELARD TAHIRIT ME HASHIM THAÇIN

PËRGJIMI TELEFONIK: LIDHJET E ABELARD TAHIRIT ME HASHIM THAÇIN

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Për kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, Abelard Tahiri nuk e ka asnjë skandal, por në përgjimet e publikuara nga Insajderi të  njohura si “Dosjen e Shefave”, emri i Tahirit përmendet në bisedën mes Adem Grabovcit dhe Hashim Thaçit për disa dokumente që do të duhej t`ia dërgonin “dostit”.

Në këtë bisedë të cilën po e rikthen edhe një herë Insajderi dëshmohen lidhjet e Tahirit me Thaçin, dorëheqja e të cilit erdhi pas kritikave të Veselit për vizitën e së shtunës të presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit në shoqërimin e të cilit kishte qenë edhe ministri i PDK-së Abelard Tahiri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, e quajti Abelar Tahirin ministrin më të guximshëm në Qeveri, duke thënë se nuk ka pasur deri tash asnjë aferë korruptive, derisa e komentonte vendimin e tij për dorëheqje .

Por Insajderi kujton se në përgjigjet e publikuara në vitin 2016 të njohura si “Dosja e Shefave”, me protagonist Adem Grabovcin, përmendej edhe emri i Abelard Tahirit që në atë kohë ishte këshilltarë i Hashim Thaçit që mbante postin e kryeministrit.

Në serinë për veprimet e dyshimta të Grabovcit që koordinohej me Thaçin, wshtw kjo bisedw.

Ata flasin për disa dokumentacione të cilat duhet t`i dërgojnë të “dosti” e që Grabovci e pyet Thaçin a janë te Abelard Tahiri.

“Kur e le me ja çu atij dostit ato letrat? A fole me to”, pyet Thaçi.

“Ati…kur… ss… s’i mora unë. A jon te Abelardi (Tahiri këshilltar i Thaçit ) a te kush jonë”, pyet Grabovci.

“… Le pra le se unë kthena të ejten ti ja jep…”, vazhdon Thaçi.

Pra në këtë bisedë dëshmohen lidhjet e Tahirit me Thaçin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz