back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportTrajneri i Feronikelit: Llapi s’mund të na shënoj edhe po të luajmë...

Trajneri i Feronikelit: Llapi s’mund të na shënoj edhe po të luajmë tri ditë

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Feronikeli ka mposhtur Llapin me rezultat me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës.

- Advertisement -

Pas ndeshjes ka folur trajneri i skuadrës nga Drenasi, Zikirija Ramadani.

Ai ka thënë se skuadra e tij u ka dhënë leksion kundërshatarëve të Superligës, shkruan indeksonline.

“Me të vërtetë pak janë fjalët që mund ta përshkruaj ndeshjen. I uroj futbollistët për atë që treguan. Sot ishte një leksion për ekipet tjera se si luhet futbolli”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.

“Me një lojtar më pak me kundërshtarin direkt ishte diçka e jashtëzakonshme. Kjo ishte ndeshja më e disiplinuar. Futbollistët e meritojnë të bëhen kampion”, shtoi ai.

Ramadani ka thënë se me Llapin edhe po të luajnë tri ditë nuk mund të shënonin.

“Tri ditë me lujt me Llapin ata nuk mund të na shënojnë gol nga aksioni përveç se nga ndërprerja, pasi ajo është arma më e fortë e tyre”, përfundoi trajneri i Feronikelit.

Kujtojmë se kjo është fitorja e gjashtë radhazi e Feronikelit në Superligë. /IndeksOnline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz