BallinaLajmeGjykata merr vendim të ri për Milaim Zekën

Gjykata merr vendim të ri për Milaim Zekën

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka pranuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të te pandehurit Milaim Zeka kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.09.2018, është ndryshuar dhe ndaj personit në fjalë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas deri më 26.10.2018.

“M.Z. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale” Kanosje” nga neni 185 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Kolegji penal i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore dhe shkresave të lëndës, vlerësoj si të arsyeshme zëvendësimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pasi që edhe më masën e arrestit shtëpiak do të arrihej qëllimi i njëjtë i sigurimit të prezencës së tij në procedurë.”

“Kjo ngase masa e arrestit shtëpiak hynë në kategorinë e masave të rënda alternative, është masë izoluese më të cilën atij do t’i pamundësohej shmangia nga procedura penale- ikja, pengimi i rrjedhës se procedurës, ndikimi në të dëmtuarit- dëshmitarët, e gjithashtu do t’i pamundësohej edhe rreziku i përsëritjes se veprës penale.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz