BallinaDrenica +Drenica SportRenditja tabelare pas fitores spektakolare të Feronikelit

Renditja tabelare pas fitores spektakolare të Feronikelit

Të ngjajshme

Derbi i IPKO Superligës së Kosovës në mes të Llapit dhe Ferronikelit ka përfunduar me fitoren e Ferronikelit, edhe përkundër asaj që Ferronikeli luajti me një lojtarë më pak. Prishtina ka fituar në Prizren kundër Lirisë, ndërkaq Drita ka shënuar fitore duke e mposhtur Trepçën 89 në Gjilan

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të javës së tetë të IPKO Superligës së Kosovës.

Kryendeshje e kësaj jave ishte padyshim ajo në mes të Llapit dhe Ferronikelit e cila përfundojë me rezultat 0-1.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje fillojë shumë më mirë për mysafirët të cilët patën disa mundësi të mira për të shënuar por që nuk u konkretizuan.

Gjërat u vështirësuan për Ferronikelin pasi që në minutën e 43’të me të kuq u përjashtua Kastriot Rexha, pas një ndërhyrje që goditi qëllimisht me top Maliqin e Llapit.

Pjesa e dytë ishte shumë e dobët nga të dyja skuadrat, ku Llapi nuk ishte në gjendje që të organizonte sulme si duhet kurse Ferronikeli mbrohej dhe kundërsulmonte herë pas here. Një kundërsulm i shpejt në minutën e 72’të bëri që gol të shënonte Astrit Fazliu për Ferronikelin.

Një ndeshje tjetër interesante ishte edhe ajo në mes të Lirisë dhe Prishtinës e cila përfundojë me fitoren e Prishtinës.

Edhe Prishtina shënoi gol në fillim të pjesës së dytë, kësaj radhe me anë të Khalid në minutën e 63’të.

Ky është barazimi i katërt i Prishtinës e cila ende nuk po arrin të bëj më shumë kundër skuadrave më të vogla të IPKO Superligës.

Ndërkohë, kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka barazuar përsëri, kësaj radhe kundër kundër Trepça 89. Drita humbi edhe në derbin e qytetit të Gjilanit kundër Gjilanit në vikend. Golin e vetëm në këtë takim  e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 18’të, kurse rezultati u barazua nga Mircevski në minutën e 66’të.

Ndërkohë, ndeshja tjetër në mes të KEK’ut dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat 1-1. Kjo është pika e parë e KEK’ut e arritur në IPKO Superligën e Kosovës sivjet, pasi që në shtatë ndeshjet e mëparshme ata nuk kanë arritur asnjë fitore.

Nesër zhvillohet edhe ndeshja e fundit e javës së tetë në mes të Flamurtarit dhe Gjilanit.  /GazetaExpress/

Java e 8 e IPKO Superligës së Kosovës

Drita-Trepça 1-0

KEK-KF Ballkani 1-1

Liria-Prishtina 0-1

Llapi-Ferronikeli 0-1

Tabela

1.       Ferronikeli  20

2.       Llapi 16

3.       Prishtina 15

4.       Flamurtari 14

5.       Gjilani 13

6.       Drenica 12

7.       Trepça 89 10

8.       Ballkani 9

9.       Dritaj 7

10.   Ferizaj 7

11.    Liria 6

12.   KEK-u 1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz