BallinaLajmeKrijimi i ushtrisë kosovare bënë jehonë edhe në mediet beogradase

Krijimi i ushtrisë kosovare bënë jehonë edhe në mediet beogradase

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Miratimi i draft-ligjit për krijimin e ushtrisë kosovare nga ana e Komisionit Parlamentar për Mbrojte, Sigurisë dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka ngjallur reagime edhe në mediet beogradase.

Gazeta elektronike “Telegraf.rs” ia ka kushtuar një shkrim të vecant këtij vendimi të parlamentarëve kosovarë.

“Kosovskoj skupštini prosleđeni Nacrti zakona o KBS, Srpska lista se oštro protivi: To jasno ukazuje na stvaranje Vojske Kosova”, është titulli në gjuhën serbe të këtij mediumi.

Ata kanë cituar deputetin e Listës Srpska, Zoran Mojsiloviq i cili është shprehur kategorik kundër kësaj çështje.

“Po shihet qartë se më këto tri projektligje po bëhet FSK-ja ushtri pavarësisht që nuk po i ndërrohet emri”, është shprehur ai.

Edhe portali tjetër informativ “Tanjug” ka raportuar për këtë vendim të parlamentarëve kosovarë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz