Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ripërsëritur sot se asnjë ministër i kësaj partie nuk është dorëhequr nga Qeveria.
Ai këtë e ka konfirmuar një një aktivitet të përbashkët me ministrin e Financave Bedri Hamza dhe atë të Inovacionit Besim Beqaj që po zhvillohet në Prishtinë me përfaqësues të qindra bizneseve ku po prezantojnë reformën e re fiskale, transmeton Klan Kosova.


