back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaShqiptare24 vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur, familjarët zbulojnë shkakun

24 vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur, familjarët zbulojnë shkakun

Të ngjajshme

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur...

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

Vajza 24-vjeçare që u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj mesditën e djeshme në Tiranë, shtetasja me iniciale E.Y., nga Mallakastra dyshohet të jetë vetëvrarë në kushtet e depresionit, e rënduar edhe nga gjendja e vështirë ekonomike.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Policia është lajmëruar nga familjarët e viktimës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.2.

Burimet thanë per Panorama se, pasi është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga ekzaminimet paraprake të mjekëve ligjorë, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Ndërsa, sipas të afërmve të viktimës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe depresioni.

Burimet thanë se 24-vjeçarja kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë, ndërsa nuk kishte arritur të gjente punë në profesionin e saj. Prej pak kohësh ajo kishte filluar punë në një “Call Center”, në kryeqytet, por ndërkohë familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, që kanë sjellë shqetësime edhe te 24-vjeçarja, e cila së fundmi kishte shfaqur probleme me depresionin.

Megjithatë, nuk dihet nëse merrte apo jo mjekim për këtë problem. “Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasja E.Y., 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e kryeqytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz