Një situatë e tensionuar është duke ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit ku nxënës dhe prindër vazhdojnë të protestojnë për hapjen e shkollës.
Fëmijët e traumatizuar qajnë dhe denoncojnë dhunën e policisë të ushtruar ndaj tyre.
Një fëmijë i gjakosur tregon duke qarë se është dhunuar nga policia.
“Më gjuajti polici te koka”, tregon duke qarë i mituri.
Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini.
I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë.
Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit.




