Del para gjykatës në Krujë, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist i cili akuzohet se ka dhunuar Xhisiela Malokun.
Seanca për Rrajën ka nisur dhe trupa gjykuese vendosi ta lërë atë në burg. Gjykata dha për të masën e sigurisë ‘Arrest me burg”.
I fiksuar nga kamerat fillimisht djali i deputetit shfaqet kokëulur dhe për një moment ngrihet në këmbë dhe duket mjaft i qeshur, i pashqetësuar.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa avokati i tij është emëruar Ilir Bajraktari.
Rexhep Rraja djali i deputetit u arrestua të dielën në 30 shtator, në kohën që ndodhej në biznesin e tij pranë Rinasit.
Pas kallëzimeve të bëra nga Xhisiela Maloku, ndaj të riut është ngritur vetëm akuza e “Përndjekjes”, ndërkohe që ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se ndaj 25 vjeçares ishte ushtruar dhunë.

