back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeReagon Vuçiq: Ushtria të vihet në gjendje gatishmërie për luftë

Reagon Vuçiq: Ushtria të vihet në gjendje gatishmërie për luftë

Të ngjajshme

Zyrtare: Chelsea blindon talentin që ditë më parë shkroi historinë në Champions League

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale...

Çka nëse Kurti s’arrin ta bëjë Qeverinë të dielën?

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës,...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet...

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës.

Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Express.

Express raportoi se Njësitet Policore ROSU gjenden në Ujman, pikërisht në kohën kur në Prishtinë po fillonte protesta e organizuar nga Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi.

Pas raportimit se ROSU-ja ka rrethuar Ujmanin, ndonëse nuk kishte asnjë shenjë destabilizuese, media të afërta me Presidentin njoftuan se Thaçi gjendet në Veri.

Nërsa protesta e VV’së, me slloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, fillon në oran 14:00, ndërsa qytetarë nga e gjithë Kosova kanë ardhur në sheshet e Prishtinës.

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Gazeta Express në vazhdimësi ju njofton për zhvillimet e sotme në vend, ndërsa Televizioni 7 transmeton live emisionin special gjatë gjithë ditës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz