BallinaLajmeThaçi e dëgjon PDK'në, kritikon opozitën se ka folur kundër vizave

Thaçi e dëgjon PDK’në, kritikon opozitën se ka folur kundër vizave

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...

Presidenti Hashim Thaçi, me t’u kthyer nga SHBA’ja, në konferencën për media, ka sulmuar opozitën duke thënë se nëse dalin kundër liberalizimit të vizave, procesi mund të shtyhet deri në vitin 2020.

Ditë më parë, Zëvendëskryeministi i vendit, Enver Hoxhaj ka thënë se deklaratat e opozitës ta stërzgjasin procesin e liberalizimit.

Ai ka kritikuar zyrtarët e opozitës që sipas tij me anë të deklarimeve të tyre mund të bëjnë që procesi i liberalizimit të stërzgjatet.

E Hashim Thaçi sot tha se nëse politika e Kosovës, të gjitha institucionet, nuk janë të bashkuar për temën e liberalizimit të vizave, procesi mund të rrezikohet deri në vitin 2020 dhe kosovarët të mbesin pa viza deri atëherë.

“Nëse ndodhë e kundërta, ne do të rrezikojmë këto të arritura që kemi pasur deri më tani në procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se ky proces, mund të shtyhet deri në vitin 2020.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz