back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeBetohen kadetët e rinj të FSK-së

Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot

Sot (e premte) parashihet të mbajë mot me diell...

Moti për të premtën

Të premten, moti në Kosovë do të jetë i...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

Në kazermën “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e betimit të gjeneratës së 22- të 16 kadetëve të rinj të Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha duke e konsideruar si ditë të veçantë tha se këta kadetë të rinj po i bashkohen FSK-së në një moment të rëndësishëm për Kosovën pasi që janë procedurat dhe ligjet për kalimin e FSK-së në ushtri.

“Betimi juaj është i veçantë sepse ju po e filloni një etapë të re në FSK .E dini që po vini në një situatë kur FSK i ka procedurat dhe ligjet për marrjen e kompetencave dhe detyrave shtesë dhe këto ligje janë në pritje në një proces të rregullt për t’u miratuar në Parlamentin e Kosovës. Dua t’i falënderoj partnerët tanë për angazhimin e tyre që në baza ditore po i japin për zhvillim të kësaj force”, tha ai.

Kurse, Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral Enver Cikaqi tha se sot po i bashkohen FSK-së 16 kadetë të rinj. Sipas tij ata po i pret një rrugë e gjatë dhe sfiduese por që është një mision i shenjtë.

“Ne besojmë tek ju dhe ju jeni bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kur po ndodhin ndryshime she përmirësime të mëdha”, tha Cikaqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz