back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Zyrtari i Komunës së Prishtinës “kapet mat” duke pranuar ryshfet, ja...

Ekskluzive: Zyrtari i Komunës së Prishtinës “kapet mat” duke pranuar ryshfet, ja pamjet (VIDEO)

Të ngjajshme

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë dje ka arrestuar, Refik Sadikun i cili është menaxher i projekteve në Komunën e Prishtinës, nën dyshimin për mitmarrje.

Indeksonline ka bërë një hulumtim disaditorë rreth projektit të ndërtimit të shkallëve në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ka disa muaj që ka ngecje të punimeve.

Arsyet e këtyre ngecjeve sipas ndërtuesit janë sepse menaxheri i projekteve në Komunën e Prishtinës, Refki Sadiku ia ka kërkuar gjithsej 25 mijë euro pronarit të kësaj firme në mënyrë që t’i bëjë alokimin e mjeteve për punët që janë duke u zhvilluar në këtë projekt, i cili i ka kushtuar Komunës së Prishtinës rreth 450 mijë euro.

Gazetari i Indeksonline ka bërë një investigim duke përdorur masa të fshehta dhe ka arritur ta kap në flagrancë zyrtarin e komunës duke pranuar ryshfet në vlerë prej 2 000 euro.

“Qitu janë 1 500 edhe qetu 500, gjithsej 2 000 euro edhe 3 000 euro ti bij nesër ose pasnesër”, dëgjohet duke i thënë në video pronari i firmës ndërtuese zyrtarit të komunës dhe duke ja dhënë parat kesh në dorë. 5000 euro i ka kërkuar ryshfet Refik Sadiku në mënyrë që t’i lëshoj mjete financiare në vlerë prej 50 mijë euro për një situacion. E gjithë vlera e projektit është 450 mijë euro që do të thotë se menaxheri i projekteve në Komunën e Prishtinës i ka kërkuar gjithsej 25 mijë euro në mënyrë që të mbyllet në tërësi ky projekt.

Indeksonline pasi e ka realizuar videon ka dorëzuar materialet në polici dhe prokurori, ku është njoftuar edhe Komunën e Prishtinës.

Dje ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke thënë se Komuna e Prishtinës së fundmi është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të Komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar. Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës.

“Si rrjedhojë, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe kemi suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta. Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit dhe pas denoncimit tonë, zyrtari në fjalë është shoqëruar në Polici”, ka thënë Ahmeti në reagimin e tij përktazi me këtë rast.

Komuna e Prishtinës, sipas Ahmetit, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit.

Refik Sadiku bashkë me pesë zyrtarë të tjerë komunal më në krye: Ridvan Shahinin, ish drejtorin e infrastrukturës në Komunën e Prishtinës , komunë e cila udhëhiqej nga LDK-ja në atë kohë u patën arrestuar me 3 maj të vitit 2011 nga Policia e Kosovës të dyshuar për korrupsion.

Isa Mustafa, ish kryetari i Prishtinës në atë kohë pati reaguar duke akuzuar Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës për arrestime politike madje ai akuzoi edhe SHIK-un se qëndron prapa këtyre arrestimeve.

Pas zvarritjes së proceseve gjyqësore për më shumë se dy vite dhe heqjes dorë nga ndjekja penale nga ana e prokurorisë, Refik Sadiku është kthyer përsëri në vendin e punë me vendim gjykate./Indeksonline/

Për më shumë shihni pamjet:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz