BallinaLajmePrishtina së shpejti me kamera në rrugë dhe dënime automatike për kundërvajtësit

Prishtina së shpejti me kamera në rrugë dhe dënime automatike për kundërvajtësit

Të ngjajshme

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Hodhën molotovë në protestën e opozitës, arrestohen 15 persona

Policia e Shtetit ka vënën në pranga 15 persona...

Policia jep detaje për rastin tragjik në Majac: Burri u gjet i vdekur në veturë

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione lidhur...

Vera e këtij viti është karakterizuar me numër të madh aksidentesh në mbarë Kosovën, derisa vetëm në kryeqytet numëroheshin dhjetëra brenda ditës.

Shpejtësia e pakontrolluar dhe mospërshtatja ndaj kushteve atmosferike vlerësohej se ishin shkaqet kryesore të aksidenteve, shkruan Indeksonline.

Për të parandaluar sado pak këtë dukuri, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ditë më parë ka njoftuar se në rrugët e kryeqytetit do të vendosen kamera të sigurisë.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në një pronconim për Indeksonline ka thënë se tani është duke u negociuar për projektin në fjalë.

“Jemi në negocim e sipër për kohën e vendosjes dhe mënyrën e përdorimit. Është pilot-projekt i rëndësishëm që na mundëson trajtim të këtij problemi afatgjatë”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij, kamerat do të jenë lëvizëse, derisa projekti do të mbulohet nga dënimet automatike që do të shqiptohen për kundërvajtësit.

“Kamerat do të jenë statike dhe lëvizëse, në mënyrë që të përfshijnë sa më shumë rrugë kryeqytetit, dhe kostoja e projektit mbulohet nga vetë dënimet që do të jenë automatike”, ka thënë tutje Tahiri.

Kryetari Ahmeti kishte thënë para një kohe se përkrah politikën që mos të lejohet regjistrimi i veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz