Këngëtarët shqiptarë me sukseset e tyre në projekte muzikore kanë arritur që të bëjnë për vete shumë publik.
Këngët, mbrëmjet e ndryshme muzikore, koncertet etj, nuk do të ishin aq të veçanta pa mbështetjen e tyre, andaj kemi parë shpesh që këngëtarët bëjnë falenderime të shumta duke theksuar se pa publikun nuk do të ishin këtu ku janë, shkruan lajmi.net
Njësoj ndodhë edhe në fusha të tjera, veçanërisht në atë të politikës, ku përkrahja morale dhe ajo në letër janë mëse të nevojshme për të qenë i sigurtë që zgjedhjet do t’i kenë me rezultate pozitive e përkrahjen morale nëpër fushata poashtu.
E kjo nuk është e përbashkëta e vetme që këngëtarët e politikanë e kanë mes vete. Kënga luan rol të rëndësishëm gjatë kohës së fushatës, andaj janë disa prej këngëtarëve shqiptarë që i kemi parë duke kënduar nëpër raste të tilla, eka prej tyre që madje bindjet politike i kanë treguar disa herë publikisht.
Këngëtarët shqiptarë që i kanë treguar bindjet e tyre politike publikisht
Adelina Ismaili – Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili dikur ishte shumë aktive në muzikë, për t’u riktheyr më pas pas një pauze të gjatë në skenë, fillimisht si aktore në njërin prej serialeve vendore e më pas me këngë të re, mbrëmje e koncerte.
Mirëpo binjdet e saj politike asnjëherë nuk kanë ndryshuar. Ata që e njohin Adelinën ose sadopak e kanë përcjellur në karrierë e dinë sakt se ajo është me LDK-në ( Lidhjen Demokratike të Kosovës ) dhe vazhdon ta thotë këtë publikisht.
Leonora Jakupi- Këngëtarja Leonora Jakupi, vajza e dëshmorit Qazim Jakupi poashtu e suksesshme në karrierën si këngëtare, bindjet politike i ka pasur të pa ndryshueshme për kaq kohë sa publiku e ka njohur e përkrahur.
Që nga fillimi e sot, Leonora ka treguar se përkrahë PDK-në ( Partinë Demokratike të Kosovës). Ajo madje ka bërë edhe thirje publike për t’i votuar disa prej anëtarëve të partisë.
Kujtjojmë se raporte të afërta ka me Ganimete Musliun me të cilën takohet dhe e surprizon për ditëlindje.
Gold AG- Reperi Arian Agushi i njohur për publikun e gjerë si Gold AG ka thurur shpesh vargje për Dëshmorët e Kombit.
‘Në Dukagjin’ titullohet njëra prej këngëve në të cilën vjen në duet me Hysni Klinakun dhe u këndon heronjve të kombit Shkëlzen e Luan Haradinaj.
Goldi madje ka thurrur vargje edhe për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn e kemi parë shpesh në sofër me Dautin e liderët e tjerë të shtetit nga radhët e AAK-së.
Reperi Arian Agushi ka treguar në shumë raste që është me partinë AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës).
Grupi KAOS- Ndonëse nuk i kemi parë duke diskutuar lidhur me partitë politike apo postuar fotografi me dikë prej tyre, grupi KAOS dikur ka bërë bujë me këngën ‘Ni Prishtinë që funskionon’ e publikuar në kohën kur Astrit Salihu kandidonte nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës.
Në një mënyrë apo tjetrën Lumi B dhe Vig Poppa e kanë përkahur PDK-në (Partinë Demoraktike të Kosovës).
Kujtojmë se Lumi B është i martuar me motrën e gruas së Memli Krasniqit, Mirandën.
Grupi AURORA- Dy anëtarët e grupit Aurora, Nazmi Shishta dhe Yll Valla i kanë shfaqur poashtu bindjet e tyre politike publikisht dhe të dy kanë përkrahur LDK-në ( Lidhjen Demoratike të Kosovës).
Madje ata ia kanë parë edhe hajrin kësaj partie pasi në vitin 2016 LDK i rehatoi me vende të punës në institucione shtetërore. Njëri në ministrinë e Kulturës e tjetri në atë të Administratës.
Në vitin 2012 ata publikuan këngën ‘Prishtina’, koha e fushatës kur Ismet Beqiri kandidonte për kryetar të komunës së Prishtinës.
BimBimma- Reperin BimBimma së fundmi e kemi parë nën shoqërinë e Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes.
Ai e kishte publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram pranë të cilës ka treguar se nuk do t’i futet politikës.
I kontaktuar nga lajmi.net Bimi tha se Albinin e ka shok dhe kanë dalë pa ndonjë qëllim, vetëm për të pirë kafe.
Nuk mund të themi sigurtë që ai e përkrahë Vetëvendosjen por në mënyrë indirekte po.