back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeKërcënimet ndaj Blakajt, Policia interviston edhe Demaliajn?

Kërcënimet ndaj Blakajt, Policia interviston edhe Demaliajn?

Të ngjajshme

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje...

Totaj: Investuam në qytet e fshat, tani koha për projekte të mëdha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa...

Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në frymën e fundit Atletico Madrid

Liverpool ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético...

Rikthehet Atletico, e befason Liverpoolin me gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes

Atletico e ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën...

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, është parë duke dalë nga njëri prej stacioneve të policisë në Prishtinë. Mësohet se ai është marrë në pyetje nga Policia për deklaratat e tij kërcënuese ndaj ish-prokurorit special, Elez Blakaj.

Deputeti Demaliaj është parë duke dalë nga stacioni i Policisë, shkruan Gazeta Express.

Demaliaj më parë gjatë një interviste në televizionin publik ka kërcënuar ish-prokuorin Elez Blakaj, i cili ka hetuar listat e rrejshme të veteranëve, për të cilat akuzohet edhe Demaliaj.

Emri i deputetit të AAK’së është përmendur dje pasi u arrestua deputeti i Nismës Milaim Zeka. Ky i fundit u ndalua për shkak të kanosjes së prokurorit Afrim Shefkiu.

Prokuroria dje nga mediat është pyetur pse ndaj Demaliajt nuk po veprohet njëjtë sikur me Zekajn, pasi të dy kishin përdorur gjuhë kërcënuese ndaj dy prokurorëve. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz