back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeNgritët aktakuzë ndaj Pjetër Nrecajt i cili vrau gruan dhe vajzën e...

Ngritët aktakuzë ndaj Pjetër Nrecajt i cili vrau gruan dhe vajzën e tij

Të ngjajshme

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Jahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që nuk i dinë – më kap dhimbja e kokës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj,...

LDK në Istog zyrtarizon tre kandidatët për deputet

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog ka...

Putin: Perëndimi e ndezi luftën duke “nxitur” Ukrainën dhe duke organizuar grusht shteti

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se ishte...

Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Pjetër Nrecaj për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë i akuzuari më 07.08.2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së  viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij Valbonë Marku Nrecaj dhe vajzën e tij K.N.

I akuzuari P.N ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe, ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.

I akuzuar P.N, akuzohet për dy vepra penale “vrasje e rendë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së./Inedksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz