back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDëshmitari i parë për veteranët e rrejshëm tregon se çka i tha...

Dëshmitari i parë për veteranët e rrejshëm tregon se çka i tha Prokurorisë

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Në Prokurorinë e Gjakovës, Adnan Krasniqi dha emrat e atyre që keqpërdorën me lista

Për gati dy orë, ka qëndruar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Krasniqi.

Ai që në opinion njihet si Cipi ishte i pari që dëshmoi me emra se kush janë mashtruesit që kanë përfituar jashtëligjshëm statusin e veteranit.

Nën llupën e prokurorisë, Krasniqi kishte rënë pas këtyre deklaratave që kishte dhënë në Pressing në T7.

Para dy vitesh kjo prokurori kishte filluar hetimet për 4 raste , ndërkaq më vonë kompetencat iu kishin bartur Prokurorisë Speciale.

Mirëpo, që kur hetimet kanë nisur Krasniqi është i pari që ka dëshmuar për këtë rast.

Prokuroria do të analizojë deklaratën e tij dhe do të marrë të gjithë emrat për të cilat Krasniqi ka folur.

Për T7, kryeprokurori Selimi zbuloi se sa persona nga Gjakova janë duke u hetuar.

Këto çështje, të ndjeshme siç thotë kryeprokurori, do të trajtohen me seriozitetin më të madh.

Se dha dëshmi, Adnan Krasniqi konfirmoi të mërkurën edhe për Frontal.

Ai deklaroi se i ka dhënë prokurorisë emrat për e komandantëve dhe ushtarëve për të cilët foli në Pressing.

Të Fundit

Sport

ShowBiz