back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeI ngritet vlera punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë, rriten mëditjet

I ngritet vlera punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë, rriten mëditjet

Të ngjajshme

Rusia nis sulme “masive” gjatë natës ndaj Dnjeprit dhe Harkivit

Forcat ruse nisën një sulm në shkallë të gjerë...

Në këtë fshat të Kosovës nis shiu

Ndonëse në pjesën më të madhe të vendit është...

Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë janë bërë më të vlefshëm në javët e fundit. Shkuarja e një numri të konsiderueshëm të kësaj kategorie në shtetet përëndimore, sidomos në Gjermani, ka bërë që shumë kompani të përballen me mungesë punëtorësh. Për këtë, është rritur edhe vlera e tyre në tregun e punës.

Nga 12.5 deri në 15 euro ishte çmimi që pagueshin për një ditë punëtorët e ndërtimtarisë në kompanitë kosovare.

Por, tani ky çmim është më i madh. 17 euro e gjysmë deri në 20 euro është vlera mesatare që paguhen punëtorët e ndërtimtarisë në tregun kosovar.

Nëse vrulli i të rinjve që do të largohen nga Kosova do të rritet, ky çmim pritet edhe të rritet, shkruan Indeksonline.

A.K, pronar i një kompanie ndërtimore nga Kosova ka thënë se shumë të rinj në gjashtë muajt e fundit e kanë lëshuar punën duke udhëtuar drejt Gjermanisë.

“Vetëm në gjashtë muajt e fundit, 13 punëtorë të kompanisë e kanë lëshuar vendin e punës duke udhëtuar me viza pune drejt Gjermanisë. Kjo ka bërë që të rritet edhe vlera e punëtorëve pasi që është vështirë edhe me gjet” ka thënë biznesmeni kosovar, në kushte anonimiteti.

Poashtu, në sektorin e ndërtimtarisë punëtori i kategorizuar si mjeshtër paguhej mesatarisht 22 euro, ndërsa tani vlera e tyre është rritur nga 22.5 deri në 25 euro.

Ndryshe, kategoria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë që nga paslufta ka qenë më e injoruara dhe më e rrezikuara pasi që shumë punëtorë kanë vdekur e janë lënduar në vendet e punës./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit