Duke brohoritur “UÇK”, qindra veteran nga zona e Dukagjinit protestuan para Pallatit të Drejtësisë në lidhje manipulimet me listat veteranëve.
Në duar veteranët mbajtën parullat “Nuk i du lekët po as ofendim”, “1700 veteranët të vdekur 50 të vetëvrarë”, “mashtrues jeni ju e jo ne”, si dhe shumë mbishkrime të tjera.
Ata thane se nëse nuk kërkon falje Prokuroria deri në afatin e caktuar, atëherë do të vazhdojnë me protestat që nuk do të jenë paqësore si kjo e ditës së sotme.
Veteranët u shprehën se nëse e shohin se përsëri po rrezikohet territori i Kosovës atëherë ata do të jenë të gatshëm për luftë.
Nga Qeveria u kërkua të miratohet ligji për vlerat e luftës dhe ndryshimi i ligjit për veteranët.