BallinaSportTelenovela ‘Pogba’ drejt fundit , ‘regjisor’ Mino Raiola

Telenovela ‘Pogba’ drejt fundit , ‘regjisor’ Mino Raiola

Të ngjajshme

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Po zhvillohen episodat e fundit të telenovelës së stërgjatur ‘Pogba’.

Gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, kampioni i botës me Francën ka qenë i lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga ‘Teatri i Ëndrrave’, shkruan GazetaBlic.

Por si duket largimi i tij pritet të ndodhë në muajin Janar, kur agjenti i tij, Mino Raiola do t’a merr ‘timonin’ në dorë. Siç raporton tabloidi britanik ‘The Sun’, Raiola e ka marrë përgjegjësinë dhe do t’a dërgojë çështjen drejt përfundimit.

Shkëndijat e para tashmë kanë filluar të ndizen, sidomos me polemikat e fundit në mes të dyshes Mourinho-Pogba.

Ky i fundit pas eliminimit nga Kupa ‘Carabao’ kishte postuar një video duke qeshur me të madhe, ndërsa në anën tjetër, Jose Mourinho u kishte thënë lojtarëve para ndeshjes së fantazisti francez nuk do të jetë më kapiten i ‘Djajve të Kuq’.

Sipas të gjitha gjasave, ish-anëtari i Juventusit, nga muaji i parë i vitit të ardhshëm kalendarik do t’a djersitë fanellën emblematike të ‘blaugranas’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz