back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKrasniqi godet Hazirin, thotë se i ka ëndërr votat e preshevarëve, jo...

Krasniqi godet Hazirin, thotë se i ka ëndërr votat e preshevarëve, jo bashkimin e tyre me Kosovë

Të ngjajshme

Izraeli sulmon zyrtarë të Hamasit në Katar

Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore që...

Prokuroria: 10 persona të ndaluar për shpërthimin në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ka...

Dy të arrestuar në Prishtinë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e...

Nuk po mundet ta harrojë, Driloni flet sërish për Sarën

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama,...

Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Spanjës

Kosova U21 sonte luan kundër Spanjës U21 në stadiumin...

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka goditur kryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për Luginën e Preshevës.

Sipas Krasniqit, i cili tani është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, prapa mbështetjes së Hazirit për bashkimin e Luginës me Kosovën qëndron një synim i tij.

Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka vlerësuar se Haziri i ka ëndërr votat e preshevarëve.

“Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Ëndrra e brezave ishte: Çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të SHQIPËRISË!

Nëse brezi ynë duhet të krenohet me një aspiratë kombëtare që disa po e quajnë ëndërr, do të duhej të krenoheshim me aspiratën e gjithë brezave shqiptar që nga viti i largët 192/13 e krejt deri të lufta çlirimtare e Kosovës. Kushdo që sot thotë se e kam ëndërr për bashkimin e Kosovës Lindore (jo Preshevë, Bujanovc e Medvegje), duhet ta kenë në mendje, se për atë ëndrrën tjetër janë flijuar mbi 80.000 shqiptarë, kanë mbajtur mbi 600 shekuj burg në kazamatet e Jugosllavisë, pa folur për sakrificat e tjera. Nëse nuk dini a nuk mundi nuk është marre, por ta ngushtoni aspiratën kombëtare nuk është mirë.
Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë. Me ketë logjikë u mësuam tani më.
Qofsha i gabuar në ketë që po e them!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz