BallinaLajmeKurti me bashkëpunëtorë takim me Gucatin e OVL-së: Aspiratave të Serbisë t’iu...

Kurti me bashkëpunëtorë takim me Gucatin e OVL-së: Aspiratave të Serbisë t’iu kundërvihemi si shtet

Të ngjajshme

Martohen Diola Dosti e Erolld Belegu?

Diola Dosti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me...

Aksident trafiku në Suharekë, rrotullohet vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, në...

Izraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë...

Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinisë

Nga 1 prilli, qiramarrësit e lokaleve në Pallatin e...

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga Kryetari Albin Kurti, anëtari i Kryesisë dhe deputeti Rexhep Selimi dhe anëtari tjetër, Ajet Potera kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ata janë pritur nga Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorët e tij ku kanë diskutuar për ngjarjet e fundit, me theks negociatat Kosovë-Serbi, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me listat e veteranëve, njofton Vetëvendosje, përcjell Klan Kosova.

“Ishte konstatim i përbashkët që aspiratave të Serbisë duhet t’iu kundërvihemi si shtet dhe se Serbia i ka shumë borxh shqiptarëve dhe Kosovës. Në anën tjetër, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë vlerë e shoqërisë sonë, se ata kanë probleme të shumta sociale, dhe se nevojitet përgjegjësi, rregull e saktësi në trajtimin e çështjeve të tyre”, thuhet në kumtesë.

“Në fund, të dy palët u dakorduan për kontakte, komunikim e takime më të shpeshta në këto kohë tejet të rëndësishme për Kosovën dhe kombin tonë në përgjithësi”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz