back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeArrestohet përgjegjësi i vendit të punës ku vdiq Sefer Kryeziu (I plotësuar)

Arrestohet përgjegjësi i vendit të punës ku vdiq Sefer Kryeziu (I plotësuar)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje Valdet Thaçin, përgjegjës i vendit të punës ku ishte duke punuar viktima, Sefer Kryeziu nga Komuna e Malishevës.

- Advertisement -

Sefer Kryeziu, i moshës rreth 53 vjeç është viktima  që sot derisa ishte duke punuar ra aksidentalisht nga ndërtesa në Prishtinë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes  ku është rrëzuar i ndjeri në një ndërtesë në lagjen “Arbëria”.

Në këto pamje shihet gjaku i mbetur në tokë i viktimës dhe po ashtu shiritat e policisë që ishin vendosur për sigurimin e vendit pas ngjarjes tragjike që ndodhi rreth orës 17:00.

Kujtojmë, se Kryeziu ishte nga Komuna e Malishevës.

Me këtë rast po merren njësiti i stacionit Qendra në Prishtinë.

Më poshtë shikoni pamjet, kujdes +18:

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz