BallinaLajmeNxënësve të klasës së parë, u kërkohen të holla për perde në...

Nxënësve të klasës së parë, u kërkohen të holla për perde në këtë shkollë të Prishtinës

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Nuk është mbushur një muaj i plotë që kur ka nisur viti i ri akademik 2018/2019.

Ndërkohë që shumë fëmijë për herë të parë u ulën në bankat e shkollës, me plotë vullnet e gatishmëri për të nisur një aventurë të re rreth dijes.

Në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, fëmijët e klasës së parë, pas 2 jave që nisën procesin mësimor u obliguan të dërgojnë nga 10-të euro për ndërrimin e perdeve në klasa.

Ani pse shumë prindër kanë dhënë shumën që u është kërkuar, një prind me vullnet të mirë ka marrë vendim që t’i sigurojë ato i vetmi.

“Ne sot komunikuam me drejtoreshen e shkolles dhe na informoi, qe nje prind me vullnetin e mire I ka siguruar perdet dhe disa gjëra tjera në nivel të shkollës të cilat janë në process”, thuhet tutje në një njoftim për prindër.

Njoftimi në fjalë, bënë me dije se për këtë ka qenë në dijeni edhe drejtoresha e kësaj shkolle.

Nga ana e tyre, prindërit nuk është se e kanë mirëpritur këtë iniciativë, pasi që sipas tyre me të nisur procesin mësimor atyre u është kërkuar që të kontribuojnë për infrastrukturën e shkollës.

Megjithatë, pas kërkesës së mësueses së klasës, prindërit kishin arritur t’i mblidhnin vetëm 180 euro, dhe jo të gjithë kishin pranuar të japin këtë shumë të parave.

Indeksonline, ka provuar disa herë radhazi të kontaktojë edhe me të parën e kësaj shkolle, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz