back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMinistria e Kulturës paguan peletin për shtëpinë e Ukë e Mendim Rugovës

Ministria e Kulturës paguan peletin për shtëpinë e Ukë e Mendim Rugovës

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka blerë lëndë djegëse-pelet në vlerë prej 9 mijë e 500 euro për rezidencën e familjes Rugova.

Kjo është konstatuar si pagesë e parregullt në raportin e auditimit të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) për vitin 2017.

Sipas raportit të auditimit, duke u bazuar në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, MKRS mund të mbulojë vetëm shpenzimet e restaurimit dhe ato të konservimit për objektet e trashëgimisë kulturore në pronësi private.

“MKRS kishte nënshkruar kontratë në vlerë 9,560€ për “Furnizim me lëndë djegëse-pelet për Rezidencën Ibrahim Rugova”. Malli dhe fatura janë pranuar në vlerë totale, mirëpo në mungesë të mjeteve ishin paguar vetëm 1,510 euro”, thuhet në raportin e auditimit për MKRS-në, raporton kallxo.com.

Auditori ka rekomanduar që ministri duhet të siguroj se nuk do të ketë kompensime shtesë për shërbimet që janë pjesë e detyrave të obligueshme të postit që mbajnë punonjësit e ministrisë. Gjithashtu rekomandohet që ministri duhet të sigurohet që të gjitha pagesat kryhen sipas ligjeve përkatëse.

“Kompensimi shtesë për shërbimet që janë pjesë e detyrave të obligueshme të postit që mbajnë punonjësit e ministrisë dhe mbulimi i shpenzimeve në mungesë të bazës ligjore rezulton me pagesa të parregullta për ministrinë”, potencohet në raport te rreziku i pagesave të parregullta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz