BallinaLajmeVrasja e 29-vjeçarit: nga Deçani (Reportazh)

Vrasja e 29-vjeçarit: nga Deçani (Reportazh)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Vritet në Deçan një 29 vjeçar. Dyshohet se vrasja në vendin e punës ishte aksidentale

Ky është vendi ku deri të dielën punonin bashkë, i ndjeri Agonis Tetaj, dhe i dyshuari për vrasjen e tij, Sh.G.

Por pasditen e 23 shtatorit, 29 vjecari, u qëllua me armë nga kolegu i tij i punës.

Familja Tetaj nga fshati Llukë e Ulët, kanë mbetur të shokuar nga ngjarja që i ka goditur.

Edhe pse nuk ishin në gjendje të flasin para kamerës, ata kanë treguar që familjari i tyre nuk kishte problem me askënd, e aq me pak me një 18 vjecar.

Babai i Agonisit thotë se nuk di asgjë për detajet e vrasjes së të birit, por shpreson që e shtëna që i mori jetën të e djalit të tij të jetë aksidentale.

Edhe një dëshmitar i ka thënë T7 se vrasja ka qenë aksidentale.

29 vjecari nga Lluka e Decanit ka lënë pas vetës gruan dhe dy djem binjakë të moshës tre vjeçare.

Në pritje për ta mësuar të vërtetën e këtij akti makabër familjarët i janë drejtuar Policisë së Kosovës.

Këta të fundit thonë se janë duke hetuar rastin dhe se i dyshuari është arrestuar.

Sipas burimeve që ka Televizoni T7 i dyshuari për vrasje është djali i pronarit të kompanisë ku punonte Agonis Tetaj.

18 vjecari i dyshuar për vrasje me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Kurse viktima ka mbërri në spitalin e Pejës pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi I pajete u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz