BallinaSportRenditja e UEFA-s, renditja e re: Italia dhe Juventus në ngjitje konstante

Renditja e UEFA-s, renditja e re: Italia dhe Juventus në ngjitje konstante

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Debutimi në kupat e europës për sezonin 2018-19 ka qenë ashtu si duhej për klubet italiane, që janë ndër ato që kanë bërë kapërcimet më të mëdha në klasifikimin e UEFA-s. Katër suksese, një barazim dhe një humbje për skuadrat italiane, rezultate që i kanë lejuar të blindojnë vendin e tretë si kampionat në renditjen e Uefa për kampionate, duke ngushtuar madje edhe diferencën me vendin e dytë të Anglisë (klubet angleze kanë koleksionuar 3,928 pikë kundër 4,214 të italianëve). Në vendin e parë mbetet Spanja, ndërsa jashtë podiumit kanë përfunduar edhe njëherë Gjermania, e katërta e  Franca e pesta.

Për sa i përket klasifikimit për klube, që udhëhiqet gjithnjë nga Real Madrid, është për tu sinjalizuar se nga italianët vetëm Juventus është në 5 të parët, duke ngjitur rregullisht pozicione. Fitorja me 10 lojtarë në Valencia ka bërë përshtypje, ashtu si edhe përmbysja e Inter me Tottenham. Zikaltrit kanë kapërcyer 23 pozicione por janë larg 10 të parëve.

Bayern e Barcelona ndajnë pikë të barabarta në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa Juventus ndodhet mes dy spanjolleve Atletiko Madrid i katërti dhe Sevilla e gjashta. Cuditërisht nuk është Liverpool në 10 më të mirët, por Arsenal në vendin e 9, pas Manchester United.

10 ME TE MIRET:

1) Real Madrid (ESP) 133,000

2) Bayern Monaco (GER) 114,000

3) Barcellona (ESP) 114,000

4) Atletico Madrid (ESP) 113,000

5) Juventus (ITA) 109,000

6) Siviglia (ESP) 93,000

7) Psg (FRA) 88,000

8) Manchester City (ENG) 85,000

9) Arsenal (ENG) 77,000

10) Shakhtar Donetsk (UKR) 75,000

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz