BallinaBotëKryetari pret tri orë fluturimin: Nuk e dua luksin, dua të jem...

Kryetari pret tri orë fluturimin: Nuk e dua luksin, dua të jem si të gjithë të tjerët

Të ngjajshme

Lideri i së majtës Obrador zgjedhjet i ka fituar në korrik, ndërsa do të betohet në dhjetor. Për t’i zvogëluar shpenzimet, ka premtuar se do ta shesë aeroplanin luksoz Boeing 787 Dreamliner.

Kryetari i zgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, nuk heq dorë nga ideja e shitjes së aeroplanit presidencial madje as pasi që ka kaluar tri orë duke pritur fluturimin komercial bashkë me udhëtarët tjerë.

Sipas BBC-së, fluturimi i tij nga shteti jugor i Meksikës Oaxace deri në Mexico City ka qenë i shtyrë për shkak të shiut të madh.

“Nuk dua të shkoj me aeroplanin presidencial. Vërtet do të ishte e turpshme të kënaqem në fluturim luksoz, derisa gjithkah rreth meje është në varfëri. Nuk do të ndryshoj mendje, arrogancës po i vjen fundi, asnjë politikani i cili sillet me arrogancë nuk do t’i zgjasë”, ka porositur ai nga ulësja në klasën ekonomike të vijës së rregullt ajrore.

Lideri i së majtës Obrador zgjedhjet i ka fituar në korrik, ndërsa do të betohet në dhjetor. Për t’i zvogëluar shpenzimet, ka premtuar se do ta shesë aeroplanin luksoz Boeing 787 Dreamliner me vlerë gati 220 milionë dollarë, i cili i është dorëzuar kryetarit të deritashëm Felipe Calderon.

Obrador ka thënë se pallatin presidencial do ta shndërrojë në qendër kulturore dhe të jetojë në një hapësirë më modeste. Ka premtuar edhe se do ta zvogëlojë pagën dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz