BallinaLajmeSami Lushtaku tregon se sa ushtarë ishin në Zonën e Drenicës

Sami Lushtaku tregon se sa ushtarë ishin në Zonën e Drenicës

Të ngjajshme

Kapet shoferi që me makinë goditi 11-vjeçaren nga Shkupi

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më...

Rritje e remitencave, 1.4 miliardë euro hynë në Kosovë gjatë vitit 2025

Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën...

Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...

sh-komandnati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se Zona e Operative e Drenicës në kohën e luftës kishte rreth 5 mijë pjesëtarë të ushtrisë.

Lushtaku, beson se në listën e publikuar me veteran të rrejshëm, ka edhe prej atyre që kanë marrë pjesë në luftë, fakt ky për të cilin ai shprehu keqardhje në emisionin “Imazh” të RTK-së.

“Ka plotë që s’janë veteranë në këto lista që u publikuan, por ka pasur edhe prej atyre që janë veteran dhe kur e kanë parë vetën në ato lista më të vërtetë janë shokuar”, tha Lushtaku.

Ndonëse nuk ishte i gatshëm të saktësonte numrin e pjesëmarrësve në luftë në Zonën e Drenicës, Lushtaku thotë se kanë qenë më pak se sa figurojnë në listat e kategorisë së veteranëve.

“E di që me një intervistë time pak para përfundimit të luftës kam deklaruar se diku rreth 5 mijë ushtarë kanë qenë”, tha ai.

Në një aktakuzë të publikuar në media, dyshohet se janë rreth 20 mijë persona që kanë manipuluar me listat e veteranëve.

Pjesë e të akuzuarve sipas aktakuzës që ka lënë gati ish-prokurori, është edhe Nuredin Lushtaku, i cili për një kohë e kishte zëvendësuar si komandant Sami Lushtakun në Zonën e Drenicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz