back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeShqetësuese, 16 persona kanë humbur jetën sivjet në vendin e punës

Shqetësuese, 16 persona kanë humbur jetën sivjet në vendin e punës

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Brikena Berisha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet e ka konsideruar s trend shumë shqetësues numrin e  personave që këtë vit e kanë humbur jetën në vendin e punës – gjithsej 16, njofton Klan Kosova.

“Realisht ende nuk jemi në fundin e vitit 2018 dhe shifra thuajse e ka tejkaluar atë të vitit të kaluar, lëndimet janë shumë të larta por çka është më e dhimbshme është që edhe aksidentet me fatalitet këtë vit janë shumë të larta”, ka thënë Berisha në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Deri tani diku 16 aksidente me fatalitet, 18 gjithsej por dy vdekje natyrore”.

“Me e marrë në proporcion, i bie që më shumë se një punëtor ka gjetur vdekjen në muaj këtë punë”.

Për Berishën kjo paraqet një trend shqetësues pasi që edhe shumica e viktimave ishin nën moshën 30 vjeçare.

“Trendi është pak a shumë i njëjti, gjendja është shumë shqetësuese por çka është më e dhimbshme me e krahasu me vitin e kaluar pak a shumë është mosha e të ndjerëve pasi që kemi më shumë se gjysmën nën moshën 30 vjeçare”, shtoi ajo, duke përmendur edhe rastin kur sivjet një djalosh nën moshën 18 vjeçare e humbi jetën në vendin e punës.

“Realisht është duke bërë bujë statistikisht shqyrtimi i këtyre fakteve por jo në praktikë nuk po del që kanë efektivitet”.

Ajo njoftoi se kjo Iniciativë ka realizuar një raport të ri ende të papublikuar, ku janë marrë me atë që ndodh pas vdekjes së këtyre punëtorëve, me ç’rast ajo pohoi se me familjet e atyre personave që kanë humbur jetën në vitin 2017 askush nuk e ka një pasqyrë të qartë se çfarë ka ngjarë me ta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz