Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved thuhet se u përpoq të përballet me arbitrin Felix Brych, pasi ky i fundit largoi Cristiano Ronaldon me karton të kuq.
Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në duelin ndaj Valencias, pas një gjesti jo sportiv ndaj Jeison Murillos, shkruan GazetaBlic
CR7 u trondit aq shumë saqë u hodh në tokë dhe shpërtheu në lot, dhe ndërsa po largohej, Nedved u pa ta ngushëllonte atë.
Sipas Marca, legjenda çeke ishte tërësisht i zemëruar me arbitrin dhe ai dhe dy drejtorë të tjerë u përpoqën të përballeshin me zyrtarin në dhomat e veshjes gjatë pushimit mes pjesëve.
Megjithatë, Brych dhe ndihmësit e tij shkuan drejt në dhomën e tyre të veshjes pa u përgjigjur protestave të delegacionit të Juventusit./GazetaBlic/