back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeHumb jetën tragjikisht 22 vjeçari nga Deçani

Humb jetën tragjikisht 22 vjeçari nga Deçani

Të ngjajshme

Shqipëria në epërsi ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka dalë në epërsi ndaj Letonisë. Në...

Haxhi Avdyli i cili është mjek me profesion: Kuvendi juridikisht është i konstituar

Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se...

Karbohidratet ndihmojnë në dobësim

Sigurisht se keni ndëgjuar e lexuar shumë për karbohidratet,...

Serbët me thirrje “Kosova – Serbia” edhe në ndeshjen ndaj Anglisë

Në ndeshjen Serbi – Angli që po zhvillohet në...

Prezantohet zyrtarisht iPhone 17, 17Pro dhe Air – kaq kushtojnë

Apple zbuloi një mori produktesh të reja të martën...

Një 22 vjeqar nga komuna e Deçanit ka humbur jetën sot tragjikisht. I riu Eldon Kuqi ka vdekur si pasojë e plagëve që kishte marrë nga një lis i cili e kishte zënë përfundi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 13:45 policia ka marrë informatën se një person është lënduar derisa ishte duke punuar në pyllin e Grykës së Deçanit. Me të marrë informatën policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku në orën 15:08 nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Rugova.

Për vdekjen e Eldon Kuqit ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së të riut 22 vjeqarë Eldon (Qazim) Kuqi nga Deçani. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kuqi, miqtë, shokët dhe farefisin. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen! Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar Ramosaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz