BallinaTeknologjiJa se si Samsung mund të ndryshoj dizajnin e Galaxy S10

Ja se si Samsung mund të ndryshoj dizajnin e Galaxy S10

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Thashethemet kanë spekuluar tashmë që Galaxy S10 mund të sjellë pesë kamera në total, gjatë lansimit në vitin e ardhshëm. Tre në anën e pasme, dy në pjesën e përparme. Drejtori i telefonisë mobile të Samsung, DJ Koh, konfirmoi një përmirësim të dizajnit për Galaxy S10, por nuk hyri në detaje. Një informatë e re, megjithatë, mund të tregojë një mënyrë se si do të përmirësohet dizajni i Galaxy S10.

Një pajisje Samsung SM-G405F që drejtohet nga Android 9 u krahasua në testin HTML5. Raportet na bëjnë të besojmë se kjo pajisje mund të jetë Galaxy S10 i ardhshëm. Pajisja e përmendur ka një ekran me raport 19:9 , i cili është më i gjatë se raporti i tanishëm 18.5:9 i përdorur në Galaxy S9.

Avansimi me një ekran më të gjatë do të lejonte Samsung të përdorte një ekran më të madh në një telefon me të njëjtat dimensione fizike. Duke zvogëluar kuadrin e sipërm dhe të poshtëm, mund të arrihet një efekt më i plotë i shfaqjes së ekranit pa ndikuar në raportin e përgjithshëm të trupit të pajisjes.

Galaxy S10 do të jetë iPhone X i Samsung, një model i përvjetorit të dhjetë. Kompania ka barrën të krijoj një telefon që do t’i lë konsumatorëve përshtypje të veçantë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz