BallinaLajmeI moshuari nga Drenica kontribuues i madh në luftë, e gjen veten...

I moshuari nga Drenica kontribuues i madh në luftë, e gjen veten në listën e veteranëve mashtrues

Të ngjajshme

Chelsea në kërkim të mrekullisë ndaj PSG-së, formacionet zyrtare

Një tjetër ndeshje spektakolare sonte zhvillohet në Londër, mes...

Izraeli po punon për të kapur raketat e lëshuara nga Hezbollahu, thotë IDF

Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, thotë se Hezbollahu ka...

“Toki” jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës

Rikthimi i Afrim Tovërlanit si trajner i Prishtinës ka...

“Mos më turpëro” – Gimbo këshillon Selin nëse del nga BBV 5

“Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra” Gimbo i ka...

Publikimi i listave të pretenduara me veteranë të rrejshëm të UÇK-së, ka nxjerr në pa edhe emra të vërtetë të ish-luftëtarëve, raporton Indeksonline.

Ka tri ditë që kanë shpërthyer reagime të ashpra të atyre që kanë dhënë kontribut në luftën për çlirim, e që vetën e kanë parë në listat e veteranëve mashtrues.

Një reagim i tillë ka ardhur sot edhe nga familjarët e Hasan Bajraktarit, plakut 85-vjeçar nga Plluzhina e Skenderajt që ka kontribuar shumë në luftë.

Nipi i Hasanit, Labinoti ka dhënë dëshmi se gjyshi i tij ka qenë pjesë e UÇK-së dhe se ndihet i revoltuar kur ka parë emrin e tij në listën e veteranëve mashtrues.

Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë të postuar në rrjetet sociale.

Reagim!

Përpjekjet e pareshtura të popullit shqiptar për ta fituar lirinë ishin të ndryshme varësisht nga koha dhe rrethanat, kjo kulmoi me Luftën e fundit në Kosovë me ushtarët e UÇK-së. Gjatë kësaj periudhe edhe familjarët e mi ishin pjesëmarrës në krye me gjyshin tim Hasan Bajraktari.
Kanë kaluar 20 vite nga lufta e Kosovës dhe tanimë është krijuar luftë kunddrejt të vërtetës, të vërtetës për çlirimtarët tonë duke krijuar lista “me veteranë të rrejshëm” e që pjesë e tyre ishte edhe gjyshi im.
Nuk kam fjalë, vetëm do them që kjo nuk do lihet me aq, do luftojmë prapë deri në fund për të sjellur në pah ata që me të vërtetë e meritojnë të kenë titullin veteranë.
Hasan Bajraktari (që këta Prokurorë apo kjo drejtësi e quajnë jo veteran) ka qenë në Levizje Kombëtare qyshë në kohet e hershme, levizje kjo që rezultoj me formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovë. Dhe qyshë nga fillimi e deri në mbarim te luftës sonë për Liri ka qenë pjesë e UÇK-së.
Por vlerat e Luftës sonë pë Liri dhe vlerat familjare nuk do të mundë dhe nuk do të lejojm që askushë të shkelë mbi to.
Të gjith ata që mundohen të manipulojnë më kto vlera nuk do të rrim duar kryq dhe do te shkojm deri ne fund.
Njekohsishtë ne si Familjar duam ti Falenderojmë të gjithë ata shokë, miqë duke filluar nga Kryetari i OVL-së z.Hysni Gucati e shumë njerz të sferave te ndryshme, për mbështetjen, thirrjet dhe mesazhet e shumta.
Të dashur miq, dua të ndajë me ju vetëm disa deshmi nga veprimtaria e gjyshit tim Hasan Bajraktari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz