back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleE turpshme: Edhe ky luftëtar i UÇK-së nga Skenderaj, në listat e...

E turpshme: Edhe ky luftëtar i UÇK-së nga Skenderaj, në listat e mashtruesve

Të ngjajshme

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Mëngjesin e sotëm 85-vjecari nga fshati Plluzhinë i Komunës së Skenderajt, Hasan Tahiri, ish-luftetar i UÇK’së, kishte marrë rrugë drejtë Prishtinës. Ai me lot në sy po i ankohej zyrtarëve të Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, se emri i tij gjendej në listat e veteranëve mashtrues të cilët po i heton prokuroria e shtetit.

Publikimi i listave të veteranëve mashtrues ka sjellë shumë telashe e habi te veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këto lista po figurojnë edhe emrat e ushtarëve që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe janë veteranë.

Hasan Tahiri njihet në gjithë zonën e Drenicës si veterani më i vjetër i cili ka dhënë kontribut në UÇK. Këtë e pohojnë edhe zyrtarë të organizatës OVL e UÇK’së.
Kryetari i kësaj organizate, Hyni Gucati ka thënë për Gazetën Express, se në listat e tyre të veteranëve 85-vjecari, Hasan Tahiri nga Plluzhina e Skenderajt figuron si i vetmi veteran i mbetur gjallë më i vjetri në Kosovë.

“Kjo është skandal. Hasani njihet si njëri nga veteranët më të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në listat tona ai figuron si veteran dhe është i tillë. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për luftën e pastër Çlirimtare”, i tha Expressit, kreu i OVL’së.

E që emri i Hasan Tahiri gjendet në listat e veteranëve mashtrues e vërteton edhe lista e publikuar ditë më parë në media.

85-vjecari pritet që të ushtrojë padi kundrejt këtij lëshimi.

Të premten që shkoi Prokuroria e Shtetit ngriti aktakuzë ngriti padi ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar, ndërsa dy ditë më vonë u publikuan listat e veteranëve të rrejshëm, ku figuronin edhe emra të veteranëve të vërtetë. Pas kësaj reagoi Elez Blakaj, ish-prokuri që ka kryer hetime për rastin e veteranëve duke thënë se aktakuzës së papërfunduar i ishin shtuar edhe 2 mijë emra për të cilat ai nuk mban përgjegjësi. Ndërsa Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për Mbrotjjen e veteranëve ka akuzuar Prokurorin e Shtetit duke thënë se kjo është bërë qëllimshëm për të kompromentuar procesin gjyqësor

Të Fundit

Sport

ShowBiz