Deputetja Duda Balje ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar se ajo ishte kundër ushtrisë së Kosovës, lajm i nxjerrë nga një debat në vitin 2013.
Balje ka thënë se deklarata i është nxjerrë nga konteksti dhe se ajo ‘është me shpirt e me zemër e angazhuar për themelimin e ushtrisë së Kosovës’, shkruan Periskopi.
Reagimi i plotë i saj:
Ne nje portal eshte duke çarkulluar nje artikull nxjerrur nga konteksti i debatit ne vitin 2013. Ata qe e shikojne debatin me vemendje qendrimi im tere kohen ne debat eshte per jetesimin dhe forcimin e shtetit te Kosoves ku ushtria, sundimi i ligjit dhe rrugetimi i Kosoves drejt BE jane mision i imi dhe i institiucioneve te Kosoves. Gjithmone do te jem pro hapave dhe sukseseve te shtetit tim. Jam per ushtri kam qene edhe para shume kohe kur eshte inicuar themelimi i ushtrrise se Kosoves. Diteve ne vijim pasi qe eshte proceduar nga qeveria projektligji per Ushtrine e Kosoves do te jem pjese e angazhimeve qe Kosova te themeloje ushtrine e vet me standarte dhe koordinim me miqet e vet te perhershem. Ushtria a ardhshme e Kosoves do te kontribuoje ne paqe dhe stabilitet. Pjestaret e FSK se sotme jane krenaria jone jane profesioniste dhe te avansuar ne çdo fushe te misionit te vet. Se shpejti do te shihni dhe degjoni me veper e me deklarimet e mia qe une kam me shpirt e me zemer per themelimin e ushtrise se Kosoves.