BallinaLajmeHaradinajn e pyesin për listat e veteranëve, ai jep përgjigje befasuese

Haradinajn e pyesin për listat e veteranëve, ai jep përgjigje befasuese

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me listat e veteranëve “të rrejshëm”.

Ai ishte i pranishëm në përurimin e Klinikës së rinovuar Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, dhe me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kur duke dalë nga emergjenca u pyet për publikimin e listave të veteranëve “të rrejshëm” tha vetëm “rrnoftë UÇK-ja”, raporton Ekonomia Online.

Dje në medie u publikua lista e të dyshuarve si veteranë, të cilën Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në këtë listë figurojnë 20 mijë emra veteranësh të rrejshëm. Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagim në publik.

Sipas Prokurorisë, rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz