Vazhdojnë reagimet e ish-luftëtarëve të UÇK–së për listën mashtruese me veteran sipas prokurorisë së Kosovës.
Emrat e luftëtarëve të lirisë kanë përfunduar në listën e lartëcekur.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe me Ismet Dakollin nga Rezalla e Skenderajt.
Ai ka thënë se është nga luftëtarët e parë që iu është bashkuar UÇK–së në fshatin e tij, dhe ndihet i ofenduar nga prokuroria me publikimin e kësaj liste.
“Kërkoj nga prokuroria që ta korrigjojë listen dhe të mos e njollos emrin tim dhe të shumë bashkëluftëtarëve të mi”, ka thënë Dakolli për Drenicapress.info
Në aktakuzën e veteranëve mashtrues gjendet edhe një banor i Marinës të Skenderajt.
Ish-luftëtari i UÇK–së, Ali Kelmendi, nga Marina e Skënderajt ka përfunduar në listën e mashtruese të prokurisë e përpiluar nga prokurori Elez Blakaj.
Deni Kelmendi, djali i axhës së Aliut, ka thënë për Drenicapress, se Aliu ishte kyqur në radhët e UÇK–së shumë herët dhe është i befasuar kur ka gjetur emrin e familjarit të tij në listën mashtruese!
“Si mund të hiqet nga lista një veteran i luftës si Ali Kelendi, i cili ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës”, ka shkruar Kelmendi në adresë të Drenicapressit.
Aktakuza e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj me mijëra veteranë të rrejshëm, po fillon të zbardhet.
Të premten Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të gjithë pjesëtar të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.
Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari./Drenicapress.info