Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pren Marashi ka reaguar pas publikimit të listave me emra të veteranëve që dyshohet se kanë manipuluar me statusin e veteranit të UÇK-së.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Marashi u është drejtuar prokurorëve, duke thënë se në listë ka parë shumë emra të veteranëve të vërtetë.
Ai ka kërkuar kërkimfalje publike ndaj veteranëve të vërtetë nga prokurorët, shkruan Periskopi.
“Z. Prokurorë Publik, ju them publikisht se lista juaj e publikuar është plotë me emra te veteranëve të vertetë,a janë gabime apo mbulesa të matrapazëve ,nuk e di ,por duhet të të kërkoni falje publike ,sepse ka ne keto lista njerëz të cilët,janë pjesë aktive dhe pa nderprerje e luftës!”, ka shkruar Marashi.
Sipas asaj që ka shkruar ai, është parashikuar se nga ky process hetimor viktimë do të bëhen të vegjlit.
“Qe ne fillim të verifikimit e kamë thënë se ,te vegjlit do të viktimizohen. Mjerim”, ka shkruar ai në fund. /Periskopi/