Gjatë ditës së sotme në ora 12:00, Likoci i Skenderajt do të mbushet me personalitete të shumta nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky takim do të mbahet në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Drenica Press.
Përveç kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, kryetarit të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut, prezent do të jenë edhe shumë figura të tjera nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në një njoftim nga Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Skenderaj, ndër të tjera thuhet: “Të nderuar qytetarë të Skenderajt, aktivist dhe struktura të PDK-së, jeni të ftuar të merrni pjesë në organizimin e radhës të Rinisë Demokratike të Kosovës – Dega në Skenderaj.
Organizimi do të mbahet më datë 16.09.2018 (e diele), ora 12:00, tek ish- Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare në Likoc.
Pjesëmarrës do të jenë Kryetari i Partise Demokratike të Kosovës z. Kadri Veseli, Kryetari i Partisë Demokratike – Dega në Skenderaj z. Sami Lushtaku, Ministri i Drejtësisë z.Abelard Tahiri, Deputeti z.Mergim Lushtaku, Zëvendësministri i Drejtësisë z.Fadil Nura, dhe shumë personalitete e musafir të tjerë.
Ndërsa, për argëtimin tuaj do të ketë edhe muzike dhe koktej rasti.
Prezenca juaj na nderon!