back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenasMobilizohet Drenasi në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Mobilizohet Drenasi në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Të ngjajshme

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, edhe Komuna e Drenasit në bashkëpunim me gjitha institucionet publike dhe OJQ, kanë pastruar hapësirat publike në komunën e Drenasit, ku janë grumbulluar mbeturina në të gjitha institucionet publike dhe në të gjitha vendbanimet e komunës së Drenasit, duke filluar nga qendra e Drenasit dhe vazhduar përgjatë aksit rrugor Drenas -Skenderaj, Drenas-Komoran, Drenas-Malishevë (përgjatë autostradës Prishtinë-Pejë) dhe Drenas–Shtime.

Në këtë aktivitet morën pjesë: Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Shefi i Kabinetit, Flamur Curri, Drejtor të Drejtorive Komunale dhe zyrtarë komunal, përfaqësues nga KFOR-LMT K9 në Drenas, pjesëtarë të Stacioni Policor në Drenas, Kryqi i Kuq, Shërbimi i Zjarrfikësve, Bashkësia Islame, punëtor të Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, Klubet e Gjelbërta në Drenas, Green Art Center-Prishtinë, CEAD dhe OJQ që veprojnë në Drenas, vullnetarë dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë vullnetarët që iu bashkuan këtij aksioni. “Si rezultat i implementimit të këtij projekti nga komuna, ne do të shpërblehemi me grand i cili është i paraparë të ndahet nëpër komuna të Kosovës dhe grandi i përgjithshëm është në vlerë prej 1.2 milion euro” theksoi Kryetari Lladrovci.

Ai gjithashtu tha: “Sot, me bashkëpunëtorë iu bashkova aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” sepse mjedisi i pastër është treguesi themelor se çfarë jemi e sa punojmë për të tashmen e të ardhmen e qytetarëve dhe vendit tonë. Ta mbajmë mjedisin dhe vendin tonë të pastër çdo ditë, sepse, çdo ditë jemi këtu dhe e duam atë çdo ditë, ujin, ajrin, tokën!”

Aksioni ka filluar nga sot, më 15 shtator 2018 në grumbullimin e mbeturinave ndërsa më 17 shtator 2018 do të filloj eliminimi i deponive të egra në të gjitha vendbanimet e Komunës së Drenasit dhe do të vazhdon deri me 30 shtator 2018, për implementimin e këtij projekti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz