BallinaLajmeSerbia sërish provon krimet e veta t’ia mveshë Kosovës

Serbia sërish provon krimet e veta t’ia mveshë Kosovës

Të ngjajshme

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Shteti i Serbisë, që njihet edhe si ekspert i gënjeshtrave dhe makinacioneve, ka shpikur një fushatë të re për ta larguar turpërimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në përfshirjen e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Makineria propaganduese e Beogradit e cila menaxhohet dhe kontrollohet tërësisht nga Vuçiç, ka nisur një fushatë shpifëse nëpër mediat e Serbisë, duke u munduar që për vrasjen e Oliver Ivanoviç të akuzojnë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Aleksandër Vuçiç ka disa muaj që kontrollin mbi mdiat e Serbisë ta përdorë për shpifje ndaj Kosovës, për tu munduar ta pastrojë veten para qytetarëve serb edhe pse tanimë të gjithë e dinë përfshirjen e tij si në radtin e vrasjen së Oliver Ivanoviç e po ashtu edhe për pastrimin e parave që e bënë me fondet që i dërgon në veri të Kosovës.

Në stilin e shishes vetëdhunuese të serbit Martinoviç në Gjilan në vite 80’ta dhe pandës famëkeqe në Pejë, edhe në rastin e vrasjes së liderit anti Vuçiç në Kosovë, Oliver Ivanoviçit, presidenti serb po mundohet krimin e porositur nga vet ai, ta bart në Kosovë.

Kjo po ndodhë pikërisht në kohën kur të gjithë në Serbi por edhe vet ndërkombëtarët e kanë mësuar faktin se vrasja e Oliver Ivanoviç është kryer nga njeriu i afërt i Vuçiçit në Mitrovicën veriore. Ky njeri i afërt i Vuçiçit e kontrollon listën serbe dhe shpërlarjen e parave të pista, së bashku me vëllaun e Vuçiçit dhe vetë presidentin serb./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz