BallinaLajmeProtestë për lirimin e Sylejman Selimit

Protestë për lirimin e Sylejman Selimit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gjyqtarët e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali do të përballen të mërkurën me kërkesën e protestuesve për lirimin e Sylejman Selimit, ish-Komandantit të UÇK’së, i dënuar për krime lufte. Protesta organizohet në orën 12. Organizatorët kanë thënë se motoja e protestës është “Duam Drejtësi për Clirimtarët”

Një grup i qytetarëve kanë vendosur të kërkojnë lirimin përmes protestave të Sylejman Selimi, i dënuar për krime lufte me 8 vjet burgim, shkruan Express.

Protesta do të mbahet të mërkurën në orën 12 te Pallati i Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës, aty ku janë shumica e institucioneve të drejtësisë, përfshirë gjykata e prokurori.

“Ju njoftojmë se me datën 19.09.2018 dite e merkure nga ora 12:00, do të mbahet Protestë Paqësore në Prishtinë,para Pallatit te Drejtesisë duke kërkuar Lirimin e menjehershem nga Burgu per Çlirimtaret tonë Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimin,Kolonel Jahir Demaku dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre qe po mbahen padrejtesishte në burgjet e Kosovës pa kurfar Baze Ligjore”, thuhet në njoftim.

Protestën e organizojnë një grup i njerëzve që thonë se i mbrojnë çlirimtarët.

“Keshilli organizativ për të Drejta të Çlirimtarve. –Motoja e protestës Duam Drejtësi për Çlirimtarët!”, thuhet më tej në njoftim.

Sylejman Selimi bashkë edhe me disa ish-luftëtarë tjerë të UÇK’së, ishin dënuar në një proces të gjatë i njohur si “Drenica 2”.

Ish-shefi i UÇK’së në kohën kur është ballafaquar me akuza për krime lufte ka mbajtur pozitën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz