BallinaLajmeGjenerali nga Mitrovica në krye të Ushtrisë serbe

Gjenerali nga Mitrovica në krye të Ushtrisë serbe

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Pasditen e së premtes, gjenerali Ljubisa Dikovic është larguar edhe zyrtarisht nga posti i shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, duke u zëvendësuar nga Milan Mojsiloviç.

Në një konferencë me gazetarë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli disa fjalë për biografinë e shefit të ri të ushtrisë. Ai përmendi një fakt se Mojsiloviç është i lindur në Kosovë.

“Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falënderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, deklaroi Vuçiç.

Në biografinë e Milan Mojsiloviç tregohet se ai është i lindur më 3 gusht 1967 në Mitrovicë.

Po ashtu, ai shërbeu si shef i Departamentit Operacional të Komandës së forcave operative të Armatës së Serbisë si dhe zëvendës komandant i Komandës së bashkuar operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandantit të Ushtrisë.

Në periudhën e një viti, nga tetori 2013, ai shërbeu si kryetar i grupit këshillimor ndërkombëtar në Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë RACVIAC.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz